Voltana Ademi: Rama kërcënon Shkodrën me zero fonde

473
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në një deklaratë të bërë sot për mediat, foli për bisedën aspak të këndshme që pati një ditë më parë me Kryeministrin. Ajo thote se Edi Rama kërcënoi dje Shkodrën dhe se kjo bashki nuk do të marrë fonde nga qeveria nëse nuk prish ndërtimet përreth stadiumit. Një kërcënim të tillë, kryebashkiakja e ka cilësuar si mjaft skandaloz dhe të papranueshëm.
“ Jam këtu për të denoncuar kërcënimet e papranueshme dhe skandaloze të Kryeministrit të vendit ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj. Mbrëmë në prani të dhjetëra vetëve në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, Edi Rama u hakërrye, duke më thënë se Shkodra do të ketë zero fonde. Zero fonde e përsëriti 10 herë Kryeministri i Shqipërisë. Nuk është vetëm kërkesa e tij për prishjen e shtëpive pranë stadiumit arsyeja, kurrsesi. Kjo është e qatre se është një sjellje politike, hakmarrëse ndaj një qyteti e ndaj banoreve të tij, që nuk e kane votuar Edi Ramën.
Dua t;i bëj të ditur Kryeministrit se shtëpitë me leje, prona, qytetarët dhe ligji janë më të rëndësishëm se pushteti dhe bashkia; se unë e qeveria , më të rëndësishëm se Edi Rama. Nuk do të pranoja kurrë të shembja në mënyrë të paligjshme shtëpinë, pronën e djersën e një qytetari, vetëm sepse kjo ka të bëjë me trillet e një kryeministri. Edi Rama haptazi po dënon qytetarët e Shkodrës, kundër ligjit kushtetutes. Ai po privon qytetarët e Shkodrës nga të drejtat e tyre për të pasur zhvillim arsimim dhe shëndetësi më të mirë.
Në cilësinë e kryetares së bashkisë kam dërguar në qeveri me dhjetëra projekte, por të gjitha janë refuzuar sepse qytetarët e Shkodrës janë të lirë?! Nuk pranojnë të sundohen?! Kjo është taksa që u dashka që të gjithë të paguajnë në Shkodër, hakmarrjen dhe revanshin?! Sillet me buxhetin sikur të jetë pronë e tij personale. Historia ka treguar se asnjë Kryeministër në historinë e këtij vendi duke nisur nga ato që kanë qenë më të rëndë nuk e kanë fituar betejën me qytetarët e Shkodrës. Gjithmonë në fund triumfon e drejta”, tha Ademi.
Sigal