Voltana Ademi mesazh Ramës: Boll me përçarje, Shkodra nuk është vendi yt

507
Sigal

Teksa kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij në mitingun e PS në Shkodër, kryetarja e baskisë Voltana Ademi i është drejtuar me një mesazh.

E shoqëruar nga mijëra qytetarë shkodranë, ajo i ka thënë kryeministrit se, në Shkodër është i padëshiruar.

“Ne jemi kundër krimit. Jo me nënshtrime, jo me ironi. Boll me përçarje, ne do të vazhdojmë të jetojmë. Shkodra nuk është vendi jot. Ti je për të përfunduar në burg, ashtu si bandat kriminale që të shoqërojnë ty. Edi Rama mos përmend emrin e askujt, u shpreh Ademi.