Vokshi: Veliaj mashtroi se do të garantonte paga minimale mbi minimumin jetik

475
Partia Demokratike Ka vijuar edhe sot me akuzat për mashtrim ndaj kandidatit të majtë për kryetar bashkie, Erion Veliajt. Me anë të një deklarate për mediat, deputetja demokrate, Albana Vokshi ka akuzaur Veliajn se në 2013 ai premtoi se Paga minimale do të garantohet mbi minimumin jetik të indeksuar me shtrenjtimin e shportës së ushqimeve dhe mallrave të domosdoshme, por që ishte një tjetër mashtrim.
“Sot është dita që Erioni të përballet me faktet e jo më me fjalët. Qytetarët janë të lodhur nga përsëritja e premtimeve të pambajtura që Erion Veliajt bëri dy vite dhe që tani po i përsërit me ambalazh të ri për Tiranën. Në 2013 Erioni premtoi: “Paga minimale do të garantohet mbi minimumin jetik të indeksuar me shtrenjtimin e shportës së ushqimeve dhe mallrave të domosdoshme.” Ky premtim s’ishte gjë tjetër veçse një tjetër mashtrim.
Pse Erioni nuk e çoi pagën minimale mbi Minimumin jetik dhe nuk indekson shportën e ushqimeve për të luftuar varfërinë? Pse sot në Shqipëri nuk kemi të llogaritur minimumi jetik? Është e qartë që llogaritja e minimumit jetik do të nxirrte në shesh politikat më antisociale të Erionit… Erion Veliaj ishte Ministri përgjegjës për t’u siguruar që ky PREMTIM të mbahej, ashtu si dhjetëra PREMTIME të tjera që po ia kujtojmë atij dhe qytetarëve shqiptarë. Erioni premtoi, por nuk e pati problem të mashtroje të gjithë shqiptarët. Sot, ata ndihen të mashtruar nga Erioni që vetëm flet, por nuk realizon asgjë. Pikërisht prej politikave të Erionit, qytetarët shqiptarë janë shumë më të varfër se më parë. Sot, listave të borxheve në dyqanet e ushqimeve ju shtuan edhe listat e gjata të borxheve për ilaçe nëpër farmaci. Politikat e Erionit kanë bërë që shqiptarët mos të kenë të ardhura për të gjitha vaktet e ushqimit dhe për ilaçet e kurimit.
Fjalët boshe të Erionit që vetëm flet por nuk punon kanë mbytur shpresën për burrat dhe gratë, për djemtë dhe vajzat, për nënat dhe baballarët ndaj çdo ditë ata po i drejtohen një eksodi të tmerrshme që e kishim harruar prej vitesh. Por, Erioni po guxon të PREMTOJË prapë sot, veç për të marrë pushtet, sepse ai nuk e ka aspak problem t’i mashtroje sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Çdo ditë do jemi këtu për t’i kujtuar Erionit çdo premtim të thyer dhe çdo mashtrim të bërë. Votuesit nuk janë lodra që të mashtrohen përsëri prej tij!
Sigal