Vokshi: Veliaj mashtroi për 150 mijë vende të reja pune në bujqësi dhe blegtori

467
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar edhe një herë kandidatin e majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj për mosmbajtjen e premtimeve. 
Sipas saj, Veliaj në fushatën e tij për bashkinë po përsërit premtimet e pa mbajtura të dy viteve më parë, por këtë herë me ambalazh për Tiranën.
Ajo theksoi se Veliaj nuk mbajti premtimin për hapjen e 150 000 vendeve të reja të punës në bujqësi dhe blektori edhe pse kishte në dispozicion 40% të buxhetit të shtetit, për të realizuar shumë premtime.
Sigal

Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e deputetes Albana Vokshit 

Erion Veliaj po përsërit PREMTIMET e pambajtura të dy viteve më parë, veçse kësaj radhë me ambalazh për Tiranën. Edhe në 2013 Erioni PREMTOI: “Të paktën 150,000 vende te reja pune nga zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe aktiviteteve të tjera rurale.”
Ku janë 150,000 vendet e reja të punës në bujqësi dhe blegtori? Erioni ishte Ministri përgjegjës për t’a realizuar këtë PREMTIM. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë. Erioni PREMTOI por MASHTROI.
MASHTROI prapë para 2 javësh kur tha se ishin hapur vende pune por se sipas tij “Shqiptarët ishin dembelë”. Por MASHTRIMIN e tij e përgënjeshtrojnë Sigurimet Shoqërore të qeverisë, si edhe INSTAT-i i vetë qeverisë që tregoi se këto dy vite papunësia është rritur me 7%!
Erioni prapë PREMTON veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin.
Ka dy javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM, sepse votuesit nuk do të MASHTROHEN përsëri.
Çdo ditë PREMTIMET e pambajtura do postohen në faqen e internetit: www.drejtimiiduhur.al