Vokshi vë me ‘shpatulla pas muri’ Nikollën, ministrja bëhet lëmsh me muajt (DEBATI)

628
Ka pasur debate të forta në Komisionin e Edukimit, teksa ministrja Lindita Nikolla jepte sqarime në lidhje me nismën 3 lëndë në 6 orë.
Pas pyetjeve të drejtpërdrejta në lidhje me nismën, Lindita Nikolla dhe Albana Vokshi kanë rritur tonet me njëra-tjetrën.
Deputetja demokrate ka vënë me ‘shpatulla pas muri’ ministren e cila duket se është ngatërruar dhe me datat.
Edhe pse nisma është propozuar në portalin e bashkëqeverisjes në muajin Dhjetor nga një grup prindërish dhe mësuesish, sipas Nikollës diskutimet kanë nisur muaj më herët, në shtator dhe tetor. 
DEBATI NË KOMISION:
Albana Vokshi: Zonja ministre e kujt është nisma, është e juaja, është e prindërit apo është e kryeministrit. Të kam bërë një përmbledhje, pyetja është konkrete, e kujt është nisma?!
Ju lutem a mund të përgjigjeni, pasi pyetjet janë specifike, nisur dhe nga vërejtjet e zotit Ulqini. Keni procesverbale që flisni, e keni nga portali apo keni bërë një studim?! Le të nisim këtu si ka nisur si procedurë, nuk mund të vijë ajo që të flas këtu për çfarë të dojë?!
Musa Ulqini: Ministrja ka ardhur këtu dhe të lëmë të flasë…
Albana Vokshi: Jo mo se nuk do pres unë 30 minuta, se nuk e kemi kohën e tepërt, mos e rrëmbe më mikrofonin. Ka ardhur nisma nga portali, të marrim vesh nga ka ardhur ky ndryshim i beftë. Aman mos bëj zhurmë kot, se sdo rri këtu që të dëgjoj gjëra kot. A ke fëmijë ti?! Ç’a moshe i ke?!
Nikolla: Më keni thirrur këtu dhe unë e nisa përgjigjen ashtu sipas mënyrës sime. Nuk është ky thelbi se kush e ka nisur nismën.
Vokshi: Ky është thelbi, ky është shqetësimi i të gjithë prindërve.
Nikolla: Një grup prindërish dhe nxënësish kanë dërguar në portalin e bashkëqeverisjes një propozim konkret për nismën. Janë një grup me emër dhe me mbiemër të cilët kanë bërë një punë vërtet të madhe, duke sjellë dhe shembullin e vendeve të tjera.
Që nga momenti që është propozuar ky projekt ka nisur puna. Në shtator dhe tetor kanë nisur diskutimet në shkolla, ndërsa propozimi është bërë në muajin dhjetor.
Vokshi: Më the që kanë bërë një propozim në dhjetor dhe thua që diskutimet kanë nisur që në tetor dhe shtator, a e kuptoni që po bini ndesh me datat.
Më tej Nikolla për të justifikuar nismën u shpreh se 70% e mësuesve janë pro kësaj nisme. Sipas saj kjo është një betejë e cilësisë së arsimit. Ajo u shpreh se propozimi ishte i duhuri, ndërsa ministria nuk ka humbur kohë për ta aplikuar.
Sigal