Vokshi: Rama përgjysmon ryshfetin e tij në konçesionin e check-up

472
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ramës në lidhje me koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja Albana Vokshi tha se Rama përgjysmoi ryshfetin e tij me koncesionin e Check Up.
Deklarata e Albana Vokshit
Nën presionin e denoncimeve të Partisë Demokratike, dhe të një pjese të medias së lirë, Edi Rama sot u detyrua të përgjysmojë rryshfetin e tij me konçesionin e check-up-it.
Ndërkohë që e kishte paracaktuar fituesen e këtij koncesioni, donatoren e tij Vilma Nushi, me ofertën më të lartë në garë, 25 përqind më shumë se konkurentët e tjerë, çka do të thotë 18 milionë euro dëm shtetit, 18 milionë euro dëm parave të shqiptarëve, pra kishte planifikuar se do ti jepte të përzgjedhures së tij 120 milionë euro, sot del dhe thotë se ka ndërmend ti japë 64 milionë dollarë.
Ky është një mashtrim skandaloz, një përpjekje për të shpëtuar nga skandali ku Rama, Beqaj dhe donatorja e tij janë kapur në flagrancë, duke vjedhur fondet e shëndetësisë, duke vjedhur paratë e shqiptarëve, duke manipuluar shifrat e check-up, për grup moshën 40-65 vjeç, një target grup prej 920 mijë personash.
Sipas kontratës, pavarësisht numrit të personave që do bënin kontrollin, Edi Rama kishte planifikuar që të ndante me vilmën e tij paratë për kontrollin e 920 mij​ë personave, edhe pse të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm 20 përqind e kësaj grupmoshe e bëjnë check-up-in.
Pas fushatës dhe denoncimeve të Partisë Demokratike, Edi Rama pranoi se do ti japë para vilmës së tij, jo për 920 mijë persona, por për 475 mijë.
Dy ditë më parë ne treguam me prova e fakte se si kanë abuzuar në vitin 2015 duke paguar 1.7 mld lekë më shumë, për 100 mije kontrolle të pakryera kurrë. Pra të dashur qytetarë, vilma mori nga Rama 1.7 miliardë lekë për një punë që nuk e kishte kryer.
Kjo skemë do të zbatohej edhe në vitet në vazhdim.
Propaganda e sotme e Edi Ramës, është thjesht një tërheqje pas denoncimit me prova e me fakte të Partisë Demokratike, mbi këtë abuzim skandaloz me shëndetin e shqiptarëve.
Ne duam të ndajmë sot një bejetë të fituar me korrupsionin e Edi Ramës, i cili sot u detyrua të përgjysmojë hisen e tij në këtë megaskandal.
Por pavarërisht kësaj, Partia Demokratike i bën edhe një herë thirrje Prokurorisë të hetojë me shpejtësi, me përgjegjësi e me profesionalizëm, e të nxjerrë para ligjit e përgjegjësisë autorët e kësaj vjedhjeje me paratë e shëndetin e shqiptarëve.
Sigal