Vokshi: Edi Rama i jep 120 milionë euro mikes së tij, që të bëjë taksinë për kampionet

484
Partia Demokratike denoncon një tjetër skandal të qeverisë në sistemin shëndetësor.
Sipas PD-së vetëm 10 % e popullatës kanë përfituar deri tani nga projekti i kontrollit mjekësor falas i dhënë me koncesion Vilma Nushit, për të cilën, sipas PD-së “mikja” e Edi Ramës ka marrë paratë paradhënie për të dytin vit radhazi.
Jo vetëm kaq. Ky kontroll bëhet me pajisjet e qëndrave mjekësore shtetërore si dhe punën e bëjnë infermierët
“Punojnë nga 3- 4 orë në ditë për llogari të Check up të Vilmës, përveç 8 orarësisht, duke mos marrë asnjë bonus pasi Vilma nuk do të paguajë” tha deputetja e PD-së Albana Vokshi
Po kështu PD denoncoi se nga 18 laboratore që duhej të ishin hapur, vetëm 3 prej tyre janë hapur.
“E vetmja gjë që bën mikja e kryeministrit, është se bën taksinë, në fakt merr kampionet me makinat që shpërndan duhanin, biznesin e saj primar.
Pra 120 milionë euro, Edi Rama, ia ka dhënë mikes së tij, që makinat e saj pasi të kenë shpërndarë cigaret nëpër Shqipëri, në kthim, ato të marrin kampionet e lëna disa orë në pritje, çka dëmton edhe garancinë e cilësinë e analizës që në shumë raste edhe ngatërrohen. Një kaos skandaloz që jo vetëm nuk po i shërben qytetarëve, por po bëhet një rrezik i madh për shëndetin e tyre.
PD i kërkon “mikes së Edi Ramës të tërhiqet”, tha Vokshi ndërsa paralajmëroi se me të ardhur në qeveri opozita do të anulojë këtë koncesion.
Deklaratën nga selia blu, Vokshi e mbylli duke bërë thirrje qytetarëve të bashkohen më 8 dhjetor në shesh.
“Më 8 dhjetor nis përballja pa kthim për të ndaluar këtë hajdutëri dhe korrupsion të përbindshëm”
Sigal