VODEO/ Presidenti Meta: Sot përulemi para themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali

444
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë. Kreu i shtetit ka zhvilluar ditën e sotme homazhe në sheshin e ‘Flamurit’ në Vlorë.

Me anë të një statusi në Facebook, Meta shkruan se sot të gjithë shqiptarët përulen para themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali.

Ja statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!????????

Emocion i veçantë të merrja pjesë sot në Vlorë, “kryeqytetin” e Festës së Pavarësisë, në ceremoninë shtetërore për nder të simbolit më përbashkues të shqiptarëve. Përkulem me respekt para veprës së përjetshme të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali.????????