VOA/ Reforma zgjedhore. Opozita hedh hapat e saj, Gjuknuri: Me opozitën joparlamentare do të komunikojmë përmes OSBES-së

412
Sigal

“Zëri i Amerikës”: Opozita shqiptare hedh hapat e saj për Reformën Zgjedhore

PD-ja përgatiti dje propozimet për dy nga temat kryesore të reformës zgjedhore, që lidhen me financimin e fushatave dhe partive politike si dhe me administrimin e procesit zgjedhor. “Ne kemi propozuar një mekanizëm për të pasur edhe një produkt të përbashkët me palën tjetër. Reforma zgjedhore nuk ka qenë dhe nuk do të jetë çështje e parlamentit monist. Ajo përcakton rregullat e lojës për partitë politikë, që garojnë në zgjedhje, ndaj ato rregulla duhen vendosur me mirëkuptim. Opozita bëri propozim konkret e të sinqertë për një mekanizëm bashkëpunimi me palën tjetër, kur në fakt duhet të ishte qeveria që duhet të shtrinte dorën dhe të kërkonte bashkëpunimin e opozitës për realizimin e këtij kushti nga Bundestagu Për sa kohë nuk ka një refuzim të arsyetuar të palës tjetër mbi propozimin tonë, atëherë kjo tregon se pala tjetër ka mungesë vullneti për të bashkëpunuar me opozitën për realizimin e reformës zgjedhore. Opozita e ka gati angazhimin e vet në këtë reformë. Pala tjetër duhet të mendojë për hapjen e negociatave me BE-në, të tregojë përgjegjshmëri përballë kushteve dhe kritereve të vendosura nga partnerët ndërkombëtarë dhe të pranojë nismën e bashkëpunimit që ne kemi propozuar për të pasur një produkt të përbashkët të reformës zgjedhore.. – tha Gazmend Bardhi.

Mazhoranca: Me opozitën do të komunikojmë përmes OSBE për Reformën Zgjedhore

Damian Gjiknuri, kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore deklaroi dje se komunikimi midis palëve mund të bëhet sipas Gjiknurit, shumë mirë, edhe përmes OSBE-së. Gjiknuri: Pavarësisht se ata nuk e njohin komisionin e Reformës Zgjedhore, siç e kanë deklaruar, ne nuk na pengon kjo që të krijojmë çdo lloj mënyre komunikimi për sa kohë që opinionet e tyre në lidhje me projektet apo propozimet që kanë në lidhje me Kodin Zgjedhor të mund të përfshihen si punë e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nëse ata do të përgatisin draftet e tyre, opinionet e tyre, duke ia dhënë dhe OSBE-së dhe jo neve në mënyrë të drejtpërdrejtë, ne natyrshëm mund t’i marrim dhe t’i trajtojmë. Ne do të bëjmë çmos që çdo propozim i PD, i grupit të tyre, që është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, ne do t’i marrim parasysh.