VOA: “Drama jonë e Tiranës” Ekspozita e Avni Delvinës, revoltë për mbrojtjen e Teatrit, si kauza e qytetarëve përballë barbarëve

432
Sigal

Koço Danaj: Nuk ka pasur revolucion grek për pavarësi, por kryengritje e shqiptarëve kundër Turqisë

Kush ka të drejtë, unë me titullin e sipërthënë apo pòlitika greke? Le t’u referohemi fakteve historike miqtë e mi.

Fakti i parë: Në 15 janar 1821 Kuvendi i kapedanëve të Rumelisë i përbërë nga shumica shqiptare dhe disa të tjerë, vendosin të fillojnë kryengritjen e përgjithshme për çlirimin e Greqisë. Fakti i dytë: Në 25 mars 1821, në Patra, peshkopi Germanos shpall fillimin e kryengritjes së armatosur e cila kish 3 muaj që kish filluar. Takimi u bë në manastirin Aghia Lavres.

Fakti i tretë: Më vonë hirësia e tij Patriarku Grigoris i mallkoi ata dhe kryengritjen e Germanosit, se vinin në rrezik themelet e kishës ortodokse. Sipas tij Kodi fetar nuk e njeh Revolucionin. ” Revolucioni është një gjë e keqe, nuk është në dëshirën e Zotit të ngrihesh e të shkaktosh trazira”.

Falsifikim më të madh nuk ka

Një vend anëtar i BE falsifikon historinë. Një vend falsifikator i historisë akuzon fqinjin e tij, Shqipërinë, që e çliroi nga turqit si agresor dhe ka një Ligj Lufte. E pakta, politikanë të pabesë. Megjithatë, siç e kemi thënë tashmë, e gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Chatobriand, Lamartin, Edmond About dhe të gjithë ata që kanë vizituar Greqinë në atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë ajo duhet të cilësohet si SHQIPËRI (Robert d’Angely, “Enigma”, faqe 213)

 

Kryemadhi vlerëson ekspozitën: ‘Notre Drame de Tirane”: Mbrojtja e teatrit kauzë e qytetarëve përballë barbarëve

Zëri i Amerikës: “Drama jonë e Tiranës”, një ekspozitë revoltë në kryeqytet

Artisti i njohur shqiptar Avni Delvina çeli pardje në Tiranë ekspozitën e tij “Notre Drame De Tirane” – “Drama Jonë e Tiranës”. Kjo sipas tij është një mënyrë e veçantë për të shprehur revoltën e artistit ndaj cenimit të institucioneve demokratike dhe planeve për të shembur Teatrin Historik Kombëtar të Shqipërisë. Artisti i njohur shqiptar Avni Delvina paraqiti në Tiranë një seri veprash, ku gërshetohen imazhe nga diktaturat komuniste dhe kryengritjet e qytetarëve kundër regjimeve të dhunshme. Ai qëllimisht i ekspozoi ato në hollin e Teatrit Kombëtar, i cili sipas tij, është epiqendra e dramave të kryeqytetit dhe e rezistencës qytetare ndaj korrupsionit. Ekspozita me grafika është vetëm një pjesë e një galerie të gjerë me mbi 80 vepra, që i kushtohen mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, nderimit për artistët që për mbi 80 vjet aktruan aty dhe kundërshtimin e projekteve për ta rrëzuar ndërtesën historike. Artisti Avni Delvina thotë se nuk mund të mungonte në Tiranë me veprat e veta në këto kohë protestash qytetare ndaj abuzimeve të administratës në çdo nivel dhe dhunimit të demokracisë në çdo institucion. Nëse njeriu mungon në këto protesta për demokraci, atëherë mohon veten e vet, theksoi ai. Në veprat e kësaj ekspozite autori ka përfshirë shumë dhunë dhe armë, shkatërrime, betonime dhe inerte, të cilat ai thotë se dëshiron t’ia parandalojë Tiranës. Autori Avni Delvina e vlerëson shumë faktin që ekspozita u çel pikërisht në hollin e Teatrit Kombëtar dhe konsideron veten si një qytetar protestues në mbrojtje të ndërtesës historike. Avni Delvina ka mbetur i njëjti njeri modest në sjellje e shprehje, siç ishte në vitet ’90, një rebel kundër diktaturës. I vetëdijshëm për fuqitë dhe cilësitë e veçanta të veprave të tij, që lartësojnë vetëm demokracinë dhe vlerat njerëzore, ai është gati të rebelohet sa herë që ato cenohen.