Vlorë, Meta vlerëson Vitin e Skënderbeut dhe ndan me mirëkuptim me Ramën, vargjet e poetëve

585
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka theksuar vlerat që do të ketë për shoqërinë dhe brezin e ri, Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut, nisja e të cilit u shpall sot nga Vlora, aty ku po kremtohet 105-Vjetori i Pavarësisë.
Duke cilësuar këto vlera, Meta e mbylli fjalimin e tij duke ndarë me buqëqeshje dhe me mirëkuptim me Kryeministrin Edi Rama, mesazhe domethënëse nga vargje poetësh të famshëm. 
“Po e ndryshoj fundin, – tha Meta, – meqënëse Kryeministri e nisi duke iu referuar një poeti anglez; unë po e mbyll në anglisht duke iu referuar një poeti amerikan, shumë të dashur për mua po dhe për shumë të tjerë, Longfellow-t:
Me bindjen që Skënderbeu do të jetë gjithmonë ylli i mëngjesit dhe dielli që do të ndriçojë dhe frymëzojë çdo shqiptar dhe mbarëkombin tonë, në përpkjet tona për prosperitet, për paqe dhe të ardhme plotëisht evropiane, uroj dhe njëhërë gëzuar këtë ditë të bekuar.”
NGA FJALA E METES
Viti 2018, viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, do të jetë një reflektim mbarëkombëtar në memorien tonë historike për trashëgiminë dhe identitetin tonë kombëtar. Ai do të jetë viti i ndërgjegjësimit tonë të mëtejshëm për të parë të ardhmen tonë në dritën e kontributit të Heroit tonë legjendar e për të qënë sëbahsku në përballimin e sfidave të shoqërisë sonë.
Viti që vjen do të na shërbejë të gjithëve për nj reflektim të thellë në ndërgjegjen tonë kombëtare, për të përbashkuar energjitë tona, për të lartësuar vlerat e identitetit tonë kombëtar si dhe për të kontribuar të gjithë sëbashku në lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë.
Në mënyrë të veçantë do të jetë promemorie e gjallë historike dhe perspektive për brezin e ri shqiptar që të rritet me një frymë atdhetare, demokratike dhe evropiane.
PO e ndryshoj fundin, meqënëse Kryeministri e nisi duke iu referuar një poeti anglez; unë po e mbyll në anglisht duke iu referuar një poeti amerikan, shumë të dashur për mua po dhe për shumë të tjerë, Longfellow-t:
Me bindjen që Skënderbeu do të jetë gjithmonë ylli i mëngjesit dhe dielli që do të ndriçojë dhe frymëzojë çdo shqiptar dhe mbarëkombin tonë, në përpkjet tona për prosperitet, për paqe dhe të ardhme plotëisht evropiane, uroj dhe njëhërë gëzuar këtë ditë të bekuar.
Sigal