Vlorë – Blushi: Kemi qeveri teknike, s’kemi nevojë për një të dytë

441
Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi nga Vlora deklaroi, se vendi nuk ka nevojë për qeveri teknike.

Sipas tij, edhe kjo qeveri është qeveri teknike pasi nuk po kryen dot asnjë nga premtimet që ka dhënë. I vetmi premtim që mbajti kjo qeveri teknike, ishte kanabizimi i Shqipërisë, prandaj nuk ka nevoje që një qeveri teknike ta zevendesojmë me një tjetër. Blushi theksoi se e rëndësishme është të hyjmë në zgjedhje me standarde pozitive dhe me e mira është të kemi votim elektronik.

Kryetari i LIBRA, Ben Blushi ishte në Vlorë, ku është ngritur një çadër për mbledhjen e firmave, që do i paraqiten KQZ-së. Kjo forcë politike të hyjë në zgjedhje. Sipas Blushit parashikohen që të mblidhen vetëm në pak dite rreth 10 mije firma

“Shpresoj që Edi Rama, të mos më bllokojë për të kandiduar ,ashtu siç me pengoi në garën për kryetarin e Partise Socialiste” tha Blushi
Sigal