Vlerësimi ekselent i Komisionit Europian për KLSH

418
Sigal

Për herë të parë, Komisioni Europian, nëpërmjet Raportit të Progresit 2013 të tij, vlerëson lart punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë vitit 2012 dhe në vijim, si më poshtë: “Në fushën e auditimit të jashtëm, ndryshime organizative dhe procedura të reja janë futur për të shtuar efikasitetin e Institucionit Shtetëror të Auditimit (SAI). Aktivitetet e trajnimit dhe të marrëdhënieve me publikun janë rritur dhe bashkëpunimi dypalësh me SAI-t e vendeve të tjera është zgjeruar. Auditimi i performancës ka rifilluar. Plani strategjik i zhvillimit 2013-2017 është në përgatitje e sipër. Megjithatë, ndryshimet e Ligjit të KLSH janë që nga viti 2012 nën mbikëqyrjen e Parlamentit dhe mbeten të miratohen nga një shumicë me tre të pestat. Aktualisht, nuk ka ndjekje sistematike parlamentare të raporteve të KLSH”, dhe “Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka përmirësuar performancën e tij, duke adoptuar një manual të ri për auditimin dhe duke kryer më shumë auditime. Ai i paraqiti Parlamentit në muajin Mars një raport vjetor për punën e tij. Ai kreu 177 auditime dhe raportoi dëm ekonomik të shkaktuar nga funksionimi i papërshtatshëm i institucioneve shtetërore në vlerën 97.3 milionë euro, nga 50 milionë euro në vitin 2011. KLSH ka dorëzuar në Prokurori 40 kallëzime për hetime penale (që përfshijnë 125 punonjës), dy herë më shumë se gjatë tre viteve të kaluara së bashku, duke theksuar në veçanti abuzimin me pronën publike nga administratorët publikë të rangut të lartë. Më shumë se dy të tretat e rekomandimeve të Institucionit janë zbatuar nga subjektet e audituara. Amendimet në Kuvend ndaj Ligjit organik të KLSH janë në pritje dhe po ashtu pritet të kryhen auditime të qëndrueshme të performancës”. Këto gjykime vijnë pas vlerësimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit (DG-Budget) e Komisionit Evropian dhe nga SIGMA, Programi i Mbështetjes për Përmirësimin e Qeverisjes dhe Menaxhimit, i BE-së