Vlahutin: Vota, mandat i qartë për reforma

517
Shefja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadorja Romana Vlahutin, e sheh shumicën e votave për PS-në si një mandat të qartë për reforma. Në një intervistë për “Dojçe Vele”-n, Vlahutin u shpreh se reformat kanë luajtur një rol të rëndësishëm, kryesisht për reformën në drejtësi, ku qytetarët e Shqipërisë kanë shprehur një mbështetje shumë të madhe. “Presim që qeveria e re të rimarrë përgjegjësi të plotë për reformat, meqë kjo votë ishte, në njëfarë mënyre, mbështetje për programin e reformave. Mendoj që shumica e analistëve në Shqipëri e shohin si të tillë dhe kjo është një përgjegjësi shtesë për gjithë ata që janë zgjedhur nga populli shqiptar”, tha Vlahutin. Ajo shtoi se reforma e drejtësisë ka qenë pjesa qendrore e përpjekjeve gjatë këtyre dy viteve e gjysmë. “Pa shtetin e duhur ligjor nuk ka mundësi që vendi të përparojë si shoqëri, si ekonomi, por edhe në ambiciet e veta për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Sigal