Vlahutin takon Metën në Kryesinë e Kuvendit

69
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, ka nisur një takim paraditen e sotme me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Mësohet se në fokus të këtij takimi është miratimi i 7 ligjeve, ku përfshihet edhe ai për vettingun. Ambasadorja ka mbërritur në ambientet e kryesisë së Kuvendit rreth orës 10:00. Pas votimit konsensual të reformës në drejtësi, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë kërkuar nga politika miratimin e paketës shoqëruese të reformës me 7 ligjet të cilat bëjnë funksionale institucionet e reja të drejtësisë.