Vlahutin: Reforma në Drejtësi, një kërkesë nga qytetarët

459
Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin është ndalur sërish tek Reforma në Drejtësi, teksa ka qënë e pranishme në Konventën e Integrimit Europian, e mbajtur me praninë e shoqërisë civile. “Një hap shumë i madh është tani përpara nesh dhe ne të gjithë duhet të marrim frymë thellë dhe të ecim në nivelin tjetër. Niveli tjetër, më duhet t’ju them që do të jetë edhe më kërkues, por gjithashtu edhe më përmbushës. Kjo është një kërkesë nga qytetarët, nuk është thjesht një mekanizëm i integrimit dhe nuk është vetëm ajo që Komisioni dhe vendet anëtare kërkojnë nga Shqipëria. Është ajo çka qytetarët kërkojnë nga shteti”, ka deklaruar Vlahutin.
Sigal