Vlahutin: Reforma në drejtësi, çelësi i suksesit për në BE

408
Reforma në sistemin e drejtësisë konsiderohet si celësi i suksesit për afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në konsultimin me shoqërinë civile për programin e Bashkimit Europian për dy vitet e ardhshme , Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin theksoi se integrimin i Shqipërisë në BE është në dorën e vetë shqiptarëve.
“Është në bindjen time dhe të kolegëve të mi që përfaqësojnë institucionet e Bashkimit Europian që dialogu është thelbësor për të forcuar kapacitetet e shoqërisë dhe shtetit shqiptar për të zgjidhur sfidat por edhe për të përqafuar mundësitë që i ofrohen vendit, në rrugën e tranzicionit. Sfidat që përballet Shqipëria janë të mëdha. Zbatimi i ligjit dhe reforma në sistemin e drejtësisë janë të rëndësishme” u shpreh Vlahutin.
Sigal