Vlahutin: Progresraporti, ecuri e qëndrueshme

487
Në konferencën për shtyp të mbajtur pasditen e së martës, pas publikimit të progresraportit nga Komisioni Europian për Shqipërinë, ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, në analizën e saj për këtë raport është përpjekur ta quajë atë si një ecuri të qëndrueshme.  Vlahutin ka theksuar gjithashtu se, pavarësisht se në këtë raport shihet qartë progresi që është bërë deri më tani në kuadër të procesit të Berlinit, duhet të bëhet ende më shumë në disa fusha, përfshi edhe përmirësimin e klimës së biznesit.
Ambasadorja e BE-së Vlahutin ka thënë më tej se nëse ky progres i vërejtur deri më tani do të vazhdojë, ai me siguri do të çojë në çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sa i përket analizave dhe këndvështrimeve të këtij progresraporti, ku sigurisht qeveria e sheh me nota optimiste dhe opozita me nota negative, ambasadorja Vlahutin tha se ky raport duhet parë si një mjet me të cilin matet progresi i Shqipërisë drejt BE-së, duke mos lënë vend për përplasje politike.
Sigal