Vlahutin-politikës shqiptare: Keni 23 rekomandime nga BE

566
Romana Vlahutin, përfaqësuesja e BE-së në vendin tonë i ka vënë notë negative zgjedhjeve të fundit vendore duke i cilësuar ato mjaft të politizuara. Sipas saj, proceset zgjedhore në Shqipëri janë mjaft të politizuara duke bërë përgjegjës për këtë politikanët. “Një ndër 23 rekomandimet që BE, i ka përcjellë për zbatueshmëri qeverisë shqiptare, është edhe procesi zgjedhor që për qytetarët shqiptarë, duhet të jetë një ditë e zakonshme pushimi ndërkohë që këto zgjedhje, duhet t’ua kthejmë vetë qytetarëve”, është shprehur Romana Vlahutin gjatë një prononcimi për mediet gjatë qëndrimit të saj dy ditor në Gjirokastër. Nga ana tjetër Vlahutin ka përshëndetur reformën në drejtësi të ndërmarrë nga legjislativi shqiptar. Sipas saj marrëveshja mes palëve, është mjaft e domosdoshme për këtë reformë mjaft të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. “Vetë komuniteti ndërkombëtar është mjaft i interesuar për këtë reformë çka po e mbështet atë”, është shprehur Vlahutin. Ambasadorja Vlahutin, gjatë qëndrimit të nesërm në qytetin e gurtë, pritet të vizitojë edhe kampin e restauratorëve nga Ballkani dhe vendet e tjera europiane i cili edhe këtë vit, po zbaton projekte rehabilituese në banesat karakteristike të zonës historike të Gjirokastrës.
Sigal