Vlahutin nga Shkodra: Reforma në drejtësi është kyçe për integrimin në BE

395
Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin ka folur nga Shkodra për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa nuk nguron të theksojë se bërja e rëformës në drejtësi do jetë kyçe për proçesin e integrimit të në BE. “Kushtetuta është akti suprem në çdo lloj demokracie. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë më të rëndësishmet. Këto gjykata duhet të japin shembullin e tyre, gjyqtarët të jenë sa më transparentë. Reforma në drejtësi është kyçe për integrimin në BE”. Vlahutin apeloi se duhen bërë ndryshime në nivel kushtetues përsa i përket fenomenit të korrupsionit. Duke u ndalur edhe njëherë tek reforma në drejtësi, Vlahutin tha se ajo duhet të japë edhe rezultate.
Sigal