Vlahutin në Berat: “Parlamenti i ri të fillojë menjëherë në shtator me Reformën Zgjedhore”

525
Sulo Gozhina
Kryetari i bashkisë Petrit Sinaj shpreh bindjen se, në vijimësi bashkia e Beratit do të jetë një nga bashkitë përfituese të projekteve që financohen nga BE
Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin në Berat. Vlahutin:-“ Parlamenti i ri të fillojë menjëherë në shtator me Reformë Zgjedhore, punët nuk duhen lënë në dy muajt e fundit, kur vijnë zgjedhjet. Të përfundojë procesi i Vetingut”. “Pa parë rezultate konkrete nuk mund të çelen negociatat e BE-së me Shqipërinë.”

Në kuadër të bashkëpunimit dhe të financimit të projekteve fituese në fushën kulturës dhe të turizmit Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ka mbërritur mesditën e djeshme në qytetin e Beratit, ku ka zhvilluar disa takime në bashkinë e qytetit. Takimi i saj i parë ka qenë me kryebashkiakun Petrit Sinaj, ku është diskutuar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit dhe financimit nga Bashkimi Evropian të projekteve në fushën e turizmit në Berat takim që ka vijuar më pas me operatorët turistikë në këtë qytet. Sipas Kryebashkiakut Petrit Sinaj, Berati është një nga 4 qytetet në vend që do të përfitojë nga financimet e BE-së, të projekteve për turizmin gjë e cila do t’i japin një shtytje të mëtejshme zhvillimit të turizmit dhe infrastrukturës në qytetin mbi 2400 vjeçar. 

Kryetari i bashkisë Petrit Sinaj në konferencën e përbashkët për shtyp shprehu bindjen se, në vijimësi bashkia e Beratit do të jetë një nga bashkitë përfituese të projekteve që financohen nga BE në fushën e turizmit dhe zhvillimit të tij, më herët Sinaj ka shprehur kënaqësinë që Vlahutin ka mbërritur në qytetin muze të Beratit si dhe ka bërë një ekspoze të punës së tij në këto dy vjet dhe kryesisht në fushën e turizmit ku dhe është qëllimi i vizitës të znj. Ambasadore Vlahutin. Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ka thënë se, projektet që do të investohen në Berat kanë të bëjnë me infrastrukturën, ushqimin, përpunimin e ushqimit dhe turizmin, me qëllim zhvillimin e qytetit nëpërmjet turizmin kulturor e malor dhe me një tjetër qellim kryesor, që turistët të mos vijnë në këtë qytet vetëm për një natë por të qëndrojnë më gjatë, për këtë duhen gërshetuar një sërë punësh në investime dhe që të arrihen rezultate pozitive BE, ka afruar ofruar mbështetje në fushën e turizmit për financimin e projekteve konkrete që lidhen më të. 

Deklaratat politike të Vlahutin
Ambasadorja e BE-së, Vlahutin u është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve në lidhje me situatën politike në vend. Në lidhje me zgjedhjet Parlamentare në vendin tonë Vlahutin ka thënë:-“ Për sa i përket zgjedhjeve në Shqipëri pati probleme të vogla të cilat u zgjidhen, mbas 2-muajsh do të jepet edhe raporti i OSBE-ODHIR, të cilët do të flasin si kanë shkuar zgjedhjet në vendin tuaj. Ishte gjë e mirë që partitë politike i pranuan menjëherë rezultatet, pati disa ndërhyrje në KQZ, në momentet e duhura,pra në përgjithësi në Shqipëri,nga zgjedhja në zgjedhje,kemi pasur përmirësime. Reforma e duhur zgjedhore duhet të ndodhë sepse ende nuk është bërë,në mënyrë që të vihen në zbatim rekomandimet e OSBE-ODHIR,në veçanti ato që kanë të bëjnë me depolitizimin e zgjedhjeve. Shpresoj që shumë shpejt Parlamenti i vendit të fillojë diskutimet për Reformën Zgjedhore në vend, që nuk mund të bëhej dot 2-3 muaj përpara zgjedhjeve”. E pyetur në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë, Vlahutin tha: -“BE- ja, po punon për mundësinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë, e cila e ka të qartë se cilat janë prioritet e kërkuara nga ana jonë, ku një nga kërkesat kryesore është fillimi i procesit të Vetingut dhe jo thjesht fillimi i tij por prodhimi i rezultateve prej tij, por në të njëjtën kohë do të shikohet edhe progresi e ecuria juaj konstante gjatë gjithë kohës. Ne jemi përqendruar edhe në luftën kundër kanabisit dhe shpresojmë që një sërë rezultatesh të bëra së bashku të na çojnë në momentin kur Këshilli i BE-së të çelë negociatat me Shqipërinë, por është shumë shpejt për të folur për këtë gjë”.
Sigal