Vlahutin merr tender nga qeveria? Basha: Dhurata e Ramës për vëllain

600
Sigal

Një nga skandalet e paralajmëruar nga kreu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e PD-së është dhe marrja e një tenderi sipas tij korruptiv dhe të paracaktuar prej 15 mln eurosh një firme kroate.

Por ndonëse nuk e tha me emër, Basha u shpreh gjatë bashkëbisedimit me gazetarë se pas këtij tenderi qëndron një shtetase e huaj që ka qenë në Shqipëri deri pak kohë më parë, duke iu referuar ish-ambasadores së BE-së, kroates Romana Vlahutin. Basha tha se ky tender është dhuratë e kryeministrit për vëllain tij.

“Pa dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe pa ndarjen e politikës nga krimi në shqipëri nuk do ketë asnjë sekondë, asnjë ditë dhe asnjë hapësirë institucionale për proces normal politik. Rama gjendet në pushtet për shkak të krimit.
Bashkëpunimi i Olsi Ramës me një shtetase të huaj që ishte deri para pak kohësh në Shqipëri, një firmë kroate ka fituar një tender prej miliona eurosh për menaxhimin e kasave fiskale. Kjo është një dhuratë e kryeministrit për vëllain tij. Mekanizmi i gjetur në këtë rast vetëm fakton vërtetësinë e akuzave që i kemi bërë publike.
Flamuri i kuq, drita e kuqe indikatori kryesor që tregon se është një tender i korruptuar është kur fitohet në kufijtë e çmimit limit. Nuk do mjaftohemi me këtë denoncim”, deklaroi Basha.

Po sot më herët, deputetja e PD Jorida Tabaku tha se kriteret e tenderit të fituar nga kompania kroate janë korruptive, sepse, ato ishin ishin llogaritur për t’iu përshtatur kompanisë kroate. Në deklaratë, Tabaku nuk përmendi emra por theksoi se Partia Demokratike po merr ndërkohë informacionin e nevojshëm se kush qëndron prapa kësaj kompanie.

“Faktohet paralajmërimi i PD 5 javë më parë, se monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin do ta fitojë një kompani kroate. Kompania kroate u shpall fituese e tenderit prej 15 milionë eurosh në një garë fasadë me një kompani që nuk i plotësonte kriteret. Tenderi korruptiv me fitues të paracaktuar është vazhdimi i skandalit të zbuluar 3 vjet më parë nga opozita, që e detyroi Edi Ramën të heqë dorë përkohësisht nga dhënia me koncesion e monitoimit dhe mbledhjes së TVSH-së një kompanie kineze offshore e lidhur me të vëllanë, Olsi Rama”, deklaroi Tabaku.