Vlahutin e Fleckenstein: Kuvendi të votojë të enjten propozimet e SHBA-BE

417
Sigal

Eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, u shprehën në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimeve me liderët e politikës shqiptare, se Kuvendi duhet të votojë të enjten draftin me propozimet e SHBA dhe BE. “Ne mbështesim propozimin hibrid për reformën në drejtësi. Dhe për këtë duhet kompromis i minutës së fundit për reformën. Prandaj ne presim që reforma të votohet në Kuvend ditën e enjte”, u shpreh raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Eurodeputeti gjerman theksoi se edhe një takimin e disa jave më parë së bashku me Eduard Kukan, me krerët e politikës shqiptare është kërkuar me insistim konsensusi për miratimin e reformës në drejtësi.