Vladimir Kosta padit biznesmenin Kostandin Gjata

850
Deputeti Vladimir Kosta, ka depozituar sot një kallëzim penal për biznesmenin Kostandin Gjata, i cili e akuzoi atë se i ka kërkuar 5.3 milionë lekë për disa punime që nuk shkonin më shumë se 500 mijë lekë. “Ai më kërkoi 5.3 milionë lekë për disa punime që, sipas ekspertëve, vlera e tyre nuk shkonte as 500 mijë lekë. Unë refuzova t’ia jap, pasi ishte e padrejtë. Punimet e urës mbetën pezull për një kohë të gjatë. Deputeti Vladimir Kosta pretendon se më ka favorizuar për të fituar këtë tender, por kjo nuk është e vërtetë”, tha Gjata. Për këto akuza, deputeti Kosta e ka kallëzuar penalisht biznesmenin.
Sigal