Vjen goditja e fortë për Ramën/ Shqipëria nivelin më të lartë të korrupsionit thuajse në të gjitha fushat dhe institucioneve publike

242

Barometri Ballkanik i Korrupsionit i9 dha një tjetër goditje të rëndë kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së Rilindjes, sa i përket nivelit të lartë të korrupsionit në Shqipëri.

Në postimin e tij ish-kryeministri Sali Berisha, shkruan se Shqipëria ka vënë rekord të zi sa i përket korrupsionit, duke qenë 500 % më i lartë se në çdo vend tjetër të rajonit.

Ja postimi i Berishës:

Shqipëria delja e zezë e korrupsionit në Ballkan dhe Europë!

500% më i lartë se në vendet e tjera të rajonit është ryshfeti, gjoba që paguajnë shqiptarët për kujdesin mjeksor!

Barometri Balkanik i Korrupsionit konstaton nivele stratosferike të korrupsionit në sistemin e shëndetësisë në Shqipëri. Sipas të dhënave të studimit të Barometrit :

Ryshfet paguan 50% e shqiptarëve që patën nevojë për shërbim shëndetësor në spitale apo ambulanca.

Kjo shifër është 5 herë apo 500% më e lartë se sa në të gjitha vendet e tjera të rajonit. Sipas Barometrit në vendet e tjera të rajonit si Serbia, Maqedonia, Bosnja Hercegovina paguan ryshfet për të marrë shërbimin shëndetësor 10 % e qytetarëve që kishin nevojë për këtë shërbim.

Përveç këtyre sipas Barometrit Ballkanik ka gjetur se shqiptarët paguajnë 200 gjer 650% më shumë se sa në vendet e tjera të rajonit. Kështu në një kohë që në vendet e rajonit kjo shifër varion nga 2 deri në 6 për qind,në Shqipëri kjo shifër është 13 % pra 200 gjer në 650% më e lartë se në vendet e tjera.

Vrojtimi i barometrit të Ballkanit tregon se Shqipëria është vendi më nivelin më të lartë të korrupsionit, thuajse në të gjitha fushat dhe institucioneve publike, përfshirë ato që janë në varësi direkte të qeverisë. sb