Vjedhja e votave të LIBRA-s, kreu i KQZ: Komisionerët që kanë bërë “pis” procesin, do penalizohen

514
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka reaguar pas transmetimit mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News24”, të një videoskandali që fakton vjedhjen votave të LIBRA-s në kryeqytet.
Duke folur në “Natë me Xhaxhiun”, kreu i KQZ-së tha se çdo numërues apo komisioner që ka bërë shkelje ligjore do të përgjigjet para organeve të drejtësisë.
“Të gjithë numëruesit apo komisionerët që kanë bërë shkelje ligjore, që kanë bërë “pis” procesin, duhet të jenë të qartë se do të shkojnë dhe do të japin llogari para organeve të drejtësisë”, tha Klement Zguri.
Sakaq, kreu i KQZ-së theksoi se të gjitha provat që ky institucion zotëron për zgjedhjet e 25 qershorit do të dorëzohen në prokurori.
“Të gjithë faktet dhe provat që ne kemi dhe na janë paraqitur, ne do t’i dorëzojmë në prokurori”, u shpreh kryetari i KQZ-së, Klement Zguri.
Sigal