Vizita në SHBA/ Meta u prit sot nga Kryetari i Nënkomisionit të Sigurisë së Transportit

425
Gjatë takimeve të tij në Kongresin Amerikan, Kryetari Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u takua me Kongresmenin e Nju Jorkut  John Katko, Kryetar i Nënkomisionit të Sigurisë së Transportit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Kryetari Meta dhe Kongresmeni Katko biseduan mbi sfidat e sigurisë që po kalon bota, mbi rrezikun që vjen nga përhapja e terrorizmit ndërkombëtar dhe mbi masat që duhen ndërmarrë për forcimin e sigurisë së aeroporteve dhe pikave ndërkufitare. Në këtë drejtim, Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë që Shqipëria gëzon me aleatin e saj SHBA. 
Kongresmeni Katko e siguroi Kryetarin e Kuvendit Meta për angazhimin e tij në funksion të trajnimit të vazhdueshëm të punonjësve të sigurisë jo vetëm në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ por edhe në aeroporte të tjera që priten të hapen në Shqipëri në të ardhmen. Kongresmeni Katko u shpreh se ‘hapësira territoriale dhe siguria në Shqipëri, si një vend anëtar i NATO-s, ka të njëjtën rëndësi si në çdo vend tjetër të NATO-s. Me këtë qëllim, Kongresmeni Katko iu përgjigj ftesës së Kryetarit Meta për të vizituar Shqipërinë për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë.
Sigal