Vizita në Greqi/ Tsipras – Meta: Do t’i japim një hov të ri marrëdhënieve të gjithanshme shqiptaro-greke

40


 

 

Gazeta Telegraf/


Kreu i Kuvendit Ilir Meta u takua me
kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras. Mësohet se gjatë takimit është
 folur për çështje, të cilat Meta thotë se në historinë e raporteve tona
ka disa plagë.

 

Meta: Natyrisht,
si të gjithë fqinjët, në historinë e marrëdhënieve tona kemi disa plagë, por
nuk janë këto që dominojnë marrëdhëniet tona.

 

Ato dominohen nga interesat e përbashkët, dhe dihet që një plagë
edhe kur e përkëdhel, prapë e lëndon.


Por unë besoj që ne me urtësi dhe me vullnet pozitiv, jo vetëm që
do t’i japim një hov të ri marrëdhënieve të gjithanshme shqiptaro-greke, sepse
kjo është një kërkesë e qytetarëve tanë, por dhe t’i trajtojmë në mënyrë
konstruktive sipas edhe përkatësisë evropiane që na takon të gjitha çështjet e
mbartura nga e kaluara.