Vizita e Vuçiç/ Tritan Shehu: Uroj të jetë produktive për marrëdhëniet mes dy vendeve

442
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Tritan Shehu ka komentuar vizitën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç. Në komentin e tij Shehu shkruan se Shqipëria dhe Serbia kane ruajtur ne tërësi ne këto vite një nivel te pranueshëm marrëdhëniesh reciproke shtetërore.
“Uroj te jete nje vizite produktive për marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe zhvillimet Rajonale. Shqipëria dhe Serbia kane ruajtur ne tërësi ne këto vite një nivel te pranueshëm marrëdhëniesh reciproke shtetërore. Pozitive kjo, ashtu siç është një zhvillim pozitiv dhe vizita e sotme e Kryeministrit Serb. “Historia”, aq me shume kontributi i Shqipërisë për stabilitetin ne Rajon nuk fillon sot; ai ka qene pothuaj konstant ne këto 23 vite demokraci. 
Pra t’i japim atë rëndësi qe i takon kësaj vizite, as me shume e as me pak. Ne fakt po ekzagjerohet, duke filluar qe nga masat e sigurisë, pompoziteti etj. Nuk duhet te demonstrojmë as teatralitet, as komplekse e as pseudo nacionalizëm gjate kësaj vizite. Dhe diçka, forcimi i maredhenieve me një partner Rajonal, pozitive kjo, nuk mund te kompensoje përkeqësimin me një tjetër partner te konsoliduar. Kjo do te ishte nje “loje” jo racionale dhe jo vizionare”, shkruan Shehu.
Sigal