Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës shtetërore në San Marino, është pritur në Universitetin e San Marinos, duke u bërë Kreu i parë i Shtetit që viziton këtë institucion kaq të rëndësishëm.

Në një postim në facebook, Presidenti Meta shkuan se pati kënaqësinë që të takohet edhe me studentët shqiptarë.

”Ishte një vizitë e këndshme në Universitetin e San Marinos, ku takova me kënaqësi edhe një student të talentuar shqiptar. Falenderoj veçanërisht rektorin Corrado Petrucelli, për interesin e lartë dhe vullnetin e qartë për bashkëpunim dhe binjakëzim me universitetet shqiptare”,-shkruan Kreu i Shtetit.