Vizita e Papës,PD: Skandali 394 mln përfitoi kompania e miqve të Ramës

448
Sigal

Partia Demokratike ka publikuar fakte që sipas saj tregojnë se kompania në emër të vëllait të Erjon Veliajt AEG, ka përfituar fonde në mënyrë korruptive. Koordinatorja për mediat Grida Duma, publikoj fakte që sipas saj tregojnë se kompania është krijuar vetëm për të vjedh fondet e shtetit.


Deklarata e plotë e Grida Duma

Rama heshti, nuk dha asnjë shpjegim për skandalin e 394 milionëve që iu dhanë kompanisë së Veliajt, me rastin e vizitës së Papës.

Rama Heshti sepse tashmë janë bërë gati ti vërsulen fondeve të majme për festat qeveritare të 70 vjetorit të clirimit.

Njerëzit e Veliajt dhe grupi i ngushtë i Ramës, morën 394 milionë lekë, me prokurim të drejtpërdrejtë, pa asnjë garë, me një kompani  9 muajshe,  që nuk plotësonte asnjë kusht teknik, dhe për të cilën ende nuk ka dhënë askush llogari.

Por fakte të reja që dalin në dritë e thellojnë skandalin, edhe pse Edi Rama hesht, edhe pse sulmon opozitën sa herë gjendet para provave të pakontestueshme.

Kompania e Veliajt, EAG, që nga dita e krijimit dhe deri sot, e pasuruar me 394 milionë lekë me një dorë, ka pasur vetëm 2 ose 3 punonjës.

E megjithatë kompania e Veliajt e lindur në janar me vetëm 2 apo 3 punonjës që nuk dorëzon dot as bilancin e vitit të shkuar, që as nuk nuk e ka në objektin e saj dekorimin e qytetit u kualifikua më e afta dhe shpallet fituese në një tender kaq të madh.

Eshtë e qartë se kemi të bëjmë me një histori pasurimi të shpejtë.

Ministri i Mirëqënies dhe bashkëpunëtorët e tij afër Kryeministrit, e kanë ngritur këtë kompani për të fituar tenderat e qeverisë, për të marrë para, e për t’u pasuruar nga taksat e shqiptarëve që po zhyten cdo ditë e më shumë në varfëri, në borxhe, në papunësi e mjerim.

Ndërsa populli sot gjithnjë e më i papunë gjithnjë e më shumë i zhytur në halle, ditët e festave duhet të shohë se si prapa cdo dekori po pasurohet një ministër dhe favoritët e Ramës.