Vizita e katër senatorëve në Tiranë, ja e vërteta e bisedimeve sipas “Huffington Post”

578
Katër senatorët Amerikan zhvilluan një vizitë të papritur në kryeqytet ditën e shtunë në 12 gusht. Vizita nuk ishte lajmëruar më parë. Ndërkohë që të lind e drejta të mendosh se në këtë takim ka pasur të fshehta të cilat në një farë mënyre, duket se kanë dalë nga mediet e huaja. Ambasada Amerikane shkruajti për vititën e tyre, madje në një deklaratë për shtyp, sqaroi edhe dy takimet atë me Presidentin Meta dhe atë me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edi Paloka. Për veprimtarinë e tyre në kryeqytetin shqiptarë zyrtarisht janë dhënë vetëm tre njoftime për mediat; Njëri fliste për një takimi të katërshes së senatit amerikan me presidentit Ilir Meta, tjetri për atë të realizuar me figura të larta të Partisë Demokratike, si Ed Paloka etj, por jo me kryetarin Basha dhe njoftimi i tretë mbërriti nga ambasada amerikane në Tiranë. Nga Presidenca u tha se tema kryesore e takimit me Ilir Metën ishte lufta kundër terrorizmit, stabiliteti në rajon, etj, kurse nga selia e Partisë Demokratike erdhi njoftimi, që theksonte se përfaqësuesit e opozitës zyrtare u treguan senatorëve me detaje, se që prej katër vitesh Shqipëria gjendet nën diktatin e një qeverie të inkriminuar nga Edi Rama. Një përmbledhje të gjithë kësaj vizite bëri vetë ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar.“Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit. Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin Ilir Meta, zyrtarë të Qeverisë, dhe drejtues të Partisë Demokratike, për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin, dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi”, shkruhej në deklaratën e ambasadës, për këtë vizitë të katër senatorëve.
Por në fakt cili ka qenë është misioni i vërtetë i senatorëve që kanë ndërprerë pushimet për të zbarkuar “papritur” në Tiranë? Takimi me Ilir Metën dhe Ed Palokën?!
Është media prestigjioze “Huffington Post” që shkruan, se qëllimi i vërtetë i vizitës së tyre në vendin tonë ishte takimi me lideren e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, që drejton Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (KKRI). Sipas H.P, takimi i senatorëve Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis me Rajavin vjen në kulmin e muajit të nxehtë Gusht, kur politika është përgjithësisht pasive dhe kjo duket se ky nxitim ka lidhje me zhvillimet e fundit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe kur Uashingtoni ka lajmëruar sanksione të reja ndaj Iranit, për testimet balistike dhe mbështetjen ndaj terrorizmit. Nga ato pak detaje që ka mundur të sigurojë H.P nga ky takim “sekret” në Tiranë, mësohet se liderja e opozitës iraniane i ka falenderuar senatorët për ndihmën që ka dhënë SHBA për zhvendosjen e sigurt të këtij grupimi në Tiranë. KKRI që tashmë e ka “Shtabin e Përgjithshëm” në Tiranë është një koalicion politik që bën thirrje për ndryshimin me të gjitha mënyrat të regjimit aktual në Iran dhe shihet nga ky shtet si një kërcënim serioz, i Mullahëve të Teheranit. Edhe gjatë muajit Prill në Tiranë “zbarkoi” senatori John McCain, i cili vizitoi opozitën iraniane në Shqipëri dhe takoi lideren e tyre Maryam Rajavi. Kjo vizitë vjen në kohën kjur Uashingtoni ka lajmëruar sanksione të reja ndaj Iranit për testimet balistike dhe mbështetjen ndaj terrorizmit.
Sigal