Vili Minarolli: Më vjen keq për vendin tim, Sinqerisht!

757
Sigal

Vili Minarolli

Ish – Ambasador në Vjenë dhe Athinë

Na u refuzua për të disatën herë hyrja në Evropë. Na u fashit ëndrra që kishim, kur u ngritëm për pluralizëm politik. Hyrja në Evropë do i jepte popullit më shumë sovranitet dhe fuqi ndaj padrejtësive të lidershipit politik. Kjo do të bënte që qeveria ose kreu i saj të mos e trajtonte këtë vend si pronën e tij dhe këtë popull si skllav. Qeveria aktuale ka gjashtë apo shtatë vjet që e pengon. Ashtu siç e pengoi me të vetmin kusht që kishin para shumë vitesh vitesh për votimin në Kuvend të tre ligjeve. Atë kohë nuk kishim as azil kërkues si sirianët, nuk kishin as vjedhje votash, as drogë që mbushim Evropën…asnjë nga kushtet që vuri parlamenti gjerman. Ashtu siç kërkoi të pengonte me anë të ( të punësuarve) emisarëve të saj lëvizjen e lirë, që shqiptarët e kishin që nga koha e Mbretërisë. Zoti Meta bëri një marrëveshje me partinë simotër të saj me kushtin e vetëm të miratimit të tre ligjeve, që Evropa të na hapte dyert e saj. Ligjet u miratuan, po ishin bërë më parë pazaret me komunistin Fyle. Thjesht “më jep të jap”. Ai mori 85 milionë euro dhe bëri një premtim pa asnjë vlerë si kreu i Komisionit Parlamentar të Zgjerimit. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe këto pesë vjet pasuesit e tij, një tjetër komuniste e devotshme. Unë e njoh mirë mekanizmin që vepron tek teknicienët burokratë të Komisionit Evropian, ashtu siç vepron edhe tek shumë eurodeputetë. Me anësime për shkak ideologjie. Ashtu siç kundërshtoi një eurodeputete, ish krushka e firmosjes të bashkimit të dy partive të majta shqiptare, pas Vetos të Francës.

Ligjet u miratuan, po ishin bërë më parë pazaret me komunistin Fyle. Thjesht “më jep të jap”. Ai mori 85 milionë euro dhe bëri një premtim pa asnjë vlerë si kreu i Komisionit Parlamentar të Zgjerimit. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe këto pesë vjet pasuesit e tij, një tjetër komuniste e devotshme

 

Por jo vetëm Eurodeputete të joshur me “më jep të jap “vinë për të mashtruar shqiptarët dhe mbrojtur keqbërësit e Shqipërisë dhe me çantat e mbushura plot me euro largohen të përcjellë nga eskorta qeveritare. Apo nga ata diplomatë, që një dorë e kujdesshme i emëron në vendin tonë dhe pas mbarimit të mandatit për t’u larguar nga shërbimi diplomatik, se nuk u duhet të bëjnë një punë tjetër. Si shpërblim të heshtjes së tyre, kobzezë për vendin dhe popullin që i shikonte në dritë të syrit. Para tridhjetë vjetësh pushteti i burgoste dhe i pushkatonte kundërshtarët politikë. Sot nuk të lë Evropa (kjo është një e mirë që na ka sjellë). Po sa ishte në opozitë nuk kishte hequr dorë nga trashëgimia nga vinin. Katër fatkeq që kishin besuar në një ide dhe i kishin besuar një propagande, u vranë pa asnjë faj, nga një njeri i shtetit që sot po gëzon shpërblimin e punëdhënësit. Gjermania e do vendin tim dhe kushtet që vuri, kishin të bënin vetëm me ne dhe jo me probleme të Evropës.

SRBIJA BEOGRAD BEZBEDNOST FORUM

Kancelarja Merkel i do shqiptarët, kur u tregon se ç’duhet të bëjë qeveria e tyre. Ashtu si edhe Presidenti Makron, që do më shumë popullin e tij, se azilkërkuesit shqiptarë. Edhe këtë herë Evropa foli qartë. Problemin e keni në vendin tuaj

Pranime me ato kushte të hapjes të negociatave do të ishte një fitore për popullin dhe futja e dy këmbëve në një këpucë për ata që na drejtojnë. Kjo do të ishte humbje e sovranitetit të KM për të vazhduar ta shohë vendin si domen të tij. Dhe në qoftë se ai nuk i plotësonte, atëherë e drejta i kalonte popullit për të vendosur për fatet e tij. Kancelarja Merkel i do shqiptarët, kur u tregon se ç’duhet të bëjë qeveria e tyre. Ashtu si edhe Presidenti Makron, që do më shumë popullin e tij, se azilkërkuesit shqiptarë, që kanë zgjedhur këtë rrugë për të shpëtuar nga e keqja. Para disa ditësh KM shqiptar dhe Presidenti Vuçiç bënë një show mediatik, që unë e përktheva si një mesazh që KM i jepte Evropës në rast dështimi. Duke defaktorizuar Kosovën (Merkel nuk e bëri një gjë të tillë në Trieste) ai kërkonte të kishte pro votat e vendeve që nuk e kanë njohur si shtet të pavarur, por edhe më tej.

Eurodeputetë të joshur me “më jep, të jap” vijnë për të mashtruar shqiptarët dhe mbrojtur keqbërësit e Shqipërisë dhe me çantat e mbushura plot me euro largohen, të përcjellë nga eskorta qeveritare

Me atë marrëveshje të stisur, KM i hap rrugën e tregut shqiptar për mallrat serbe, që deri tani më shumë futeshin nga dritarja, nëpërmjet shqipfolësve antishqiptarë. Çfarë prodhon vendi që të importojë në Serbi? Vetëm drogë dhe krim që Serbia nuk e ka të pakët. Kush e ka penguar KM që të hapë tregun me Kosovën, siç po bën me mikun e tij antishqiptar? Ky do të ishte hapi i parë. Një MiniShengen midis Kosovës dhe vendit tonë do krijonte një treg shqiptarësh me pesë milionë banorë, para çdo marrëveshjeje tjetër. Nga të gjashtë shtetet, vetëm Kosova nuk e ka statusin për lëvizjen e lirë dhe penguesi kryesor është Serbia, që KM e miklon me ndryshimin e kufijve. Prandaj punësoi si altoparlantin e tij, atë mashtruesin ordiner, sikur mungonin njerëzit e mençur në Shqipëri dhe Kosovë. Edhe këtë herë Evropa foli qartë. Problemin e keni në vendin tuaj.