Vijon shpërndarja e mandateve për këshillat bashkiakë nga ana e KQZ,

480
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të martën shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë të Lushnjes, Kamzës dhe Vlorës.
Me votat e të shtatë anëtarëve KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Lushnje, qarku Fier dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KQZ .
Sipas vendimit Aleanca për Shqipërinë Europiane fitoi 28 mandate; Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 12 mandate; Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 1 mandat.
Nga shpërndarja e mandateve për këshillin e bashkisë Kamëz, qarku Tiranë koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane siguroi 22 mandate; ndërsa koalicioni i djathtë Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 19 mandate.
Ndërsa nga shpërndarja e mandateve për këshillin bashkiak të Vlorës, Aleanca për Shqipërinë Europiane, mori 29 mandate; Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 11 mandate dhe Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 1 mandat. / Marre nga ATA
Sigal