Vijon numërimi në Tiranë, kryeson Erion Veliaj, rreth 13 mijë vota para Kosovës

403
Po vijon numërimi i kutive të votimit për bashkinë e Tiranës dhe deri në orën 09:00 (22 qershor ) e majta konfirmohet fituese në zgjedhjet e 21 qershorit, me kandidatin Erion Veliaj kundrejt kandidatit të djathtë Halim Kosova.
Sigal

Ora 09:00 Erion Veliaj 59.470 vota, Halim Kosova 45.969 vota

KQZ

Ora 07:37 Erion Veliaj 49.923 vota, Halim Kosova 34.387
Ora 06:00 Erion Veliaj 30.481 vota, Halim Kosova 23.603
Ora 05:10 Veliaj 23.659, Halim Kosova 18.360
Ora 04:37 Veliaj 11.574 vota, Kosova 8.575 vota

Deri në orën 03:30 KQZ në rezultatin e saj nxjerr në avantazh Erion Veliajn me 6411 vota, ndërsa Halim Kosovën me 4545 vota.
Hapja e kutive në njësinë 5, konkretisht në KZAZ 35 në Shkollën Vasil Shanto është rrëzuar rezultati i parë, ku kryesonte Halim Kosova.

Ora 03:29 në 5 kuti votimi kryeson Erion Veliaj 

Në 5 kutitë e hapura rezultatet jane keto:
Erion Veliaj ka marrë 994 vota, Halim Kosova 588 dhe Gjergj Bojaxhi 207 vota.
Ora 02:45 kryeson Erion Veliaj
Qendra e votimit 18/4 Halim Kosova 157 vota, Erion Veliaj 222 vita
Qendra e votimit 18/6 Halim Kosova 82 vota, Erion Veliaj 143 vota
Qendra e votimit 18/6 Halim Kosova 106 vota, Erion Veliaj 174 vota
Sipas KQZ deri rreth orës 02:00 janë hapur 5 kuti nga 864 të tilla dhe kryeson Halim Kosova me 623 vota kundrejt 617 të marra nga Veliaj.
kqz

Ora 2:34 nis numërimi tek Vasil Shanto 

Ora 02:10 Në KZAZ tek Shkolla e Baletit në kutine e pare kryeson Veliaj
Në njësinë numër 2, në KZAZ tek Shkolla e Baletit ka përfunduar numërimi i kutisë së parë dhe kryeson Erion Veliaj i ASHE.
Ora 02:00 Në KZAZ 30 në Shkollën Vasil Shanto janë hapur 5 kuti votimi, kryeson Veliaj
Vijon procesi i numërimit në Tiranë. Në KZAZ në Shkollën Hasan Prishtina janë numëruar 5 kuti votimi dhe sipas informacionit që na jep gazetari Klodi Karaj, kryeson bindshëm Erion Veliaj i ASHE.

Ora 01:38 pritet të nisë votimi tek Shkolla Vasil Shanto 

Në shkollën 9-vjeçare Vasil Shanto, njësia nr. 5, pritet të nisë numërimi i votave. Janë në gadishmëri grupet e vrojtimit.
Gazetarja Edjona Dervishi proçesi i transportimit, mbërritjes dhe dorëzimit të kutive ka zgjatur me orë të tëra, kjo për shkak të numrit të madh të kutive, sepse kjo KZAZ që mban numrin 35 ka gjithsej për të numëruar 93 qendra votimi.
Ka prezencë edhe të përfaqësuesve të OSBE-ODIHR. Në këtë shkollë ndodhet edhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko për të mbikqyrur proçesin e numërimit.
Kryetarja e kësaj KZAZ-je ka premtuar një proçes numërimi me ritme të shpejta.

Ora 01:00 Halim Kosva kryeson 

Në orën 01:00 të 22 qershorit ka nisur numërimi në Tiranë. Numërohen 4 kutitë e para në degën 8 nga ku: Halim Kosova i APPD ka 516 vota dhe Erion Veliaj 459 vota, Gjergj Bojaxhi 78 vota, Sazan Guri 17 vota, Arben Tafaj 29 vota, Dhimitër Muslia 1 votë.