Vijojnë debatet në Kuvend, çështja “ÇEZ” kryefjala

410
TIRANE – Sërsish debate të ashpra në seancën e sotme parlamentare lidhur me çështejn “CEZ”.
Ora 12:11 Topalli: Sillni kryeministrin në sallë
Deputetja e PD kërkon nga kryetarja e parlamentit që kryeministri të vijë në sallë sepse ka tre çështje për të diskutuar dhe për tu përgjigjur.- “CEZ”, arrestimin e fermerëve pas protestës së sotme, si dhe shpjegim për dorëheqjen e një deputeti.
Ora 12:00 Shkëlqim Cani: Ftoj prokurorinë të hetojë të gjithë këtë tragjedi
Ministri i Financave në fjalën e tij tha se çështja është vec një fletë-rrufe dhe se po përpiqen të përbaltin edhe institucionet ndërkombëtare në këtë aferë të ndyrë siç e quan ai gjithë aferën 
“Çështja është fletë-rrufe politike kjo s’do mend as kalem. Shumë shpejtë e vërteta do dalë. Doemos që kjo luftë e sajuar politike është bërë për tu mbrojtur nga kryetari juaj dhe gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë të ndyrë. Ju e latë energjinë në një gjendje katastrofike por e vërteta është se nuk latë vetëm këtë sektor, latë ekonominë dhe financat më keq me miliona euro borxhe. Edhe këtë tjetrën e latë pilaf sic jeni mësuar. Kjo është një nga reformat që ju nesër do mburreni, do mburreni me këtë reformë tërësore që kjo qeveri ka ndërmarrë. Ju çdo ditë krijoni armiq. Ju tani gjeni dhe armiq të jashtëm doni të përfshini BB, FMN etj që gjoja bashkë me ne kanë bërë komplot. Ftoj prokurorinë të analizoi çështjen me detaje për tëq gjithë këtë tragjedi që ata I kanë shkaktuar vendit. Kot mundoheni ta përcillni sa andej këndej. Shumë shpejt do e shihni”, -tha ministri Cani
Ora 11:57 Edmond Spaho: Na sqaroni për 37 mln euro që e ka marrë CEZ-i për kredi.
Deputeti Spaho iI ka kërkuar ministrit Gjiknuri të japë dorëheqjen pas raportit të KLSH-së
“Investimet në Shqipëri miratohen nga ERE. Nuk ishit në fillimin e seancës jeni ndodhur në vendin e gabuar. Në kushtet e akuzës nga kontrolli I shtetit. Si ministër duhet të japësh dorëheqjen. 
Ora 11:55 Gjiknuri: Akuzat e KLSH epilog i Berishës, ai të hetohet për marrëveshjen e 2012
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri tha se kallëzimi që Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri dje ndaj tij për një dëm prej rreth 500 milionë eurosh nga marrëveshja e qeverisë me CEZ është një fletë-rrufe. Ai tha se akuzat e ngritura nga ky institucion janë të njëjtat me ato që ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar prej kohësh, ndaj e quajti si nj dekonspirim që vetë Berisha i ka bërë KLSH-së.
“Ajo që ndodhi dje me KLSH-në është epilogu i asaj që Berisha ka kohë që e ka paralajmëruar në këtë sallë. Dekonspiroi KLSH ish-ministrin e tij që të bëjë shërbimin e radhës. Si ka mundësi që KLSH komunikoka me ish-kryeministrin dhe ditka që po bëka një raport auditi për këtë çështje. Raporti është një fletë-rrufe dhe nuk ka as elementët bazë të një kallëzimi. Le të thonë që vendimi i qeverisë për të hapur negociatat dhe për të mbyllur një katrahurë që e keni hapur ju. Disa nga këto shifra që doni të na i vini në kurriz ne, të gjitha ato vlera të krijuara nga keq. Energjetika është gropa më e madhe që latë. Raporti i KLSH një fletë rrufe, nuk keni ku shkoni më këtë fletë rrufe”, tha Gjiknuri.
Ministri i Industrisë dhe Energjetikës tha se është ish-kryeministri Berisha ai që duhet të hetohet për marrëveshjen e fshehtë me CEZ në vitin 2012 në zyrën e tij
“Po këtë marrëveshjen me CEZ në 2012 në vetem ca minuta takim? Kjo është shkelja. Dhe një pjesë e borxheve të KESH në maj në zyrat e Berishës çekët kanë dhënë të gjitha informacionet dhe thotë që qeveria shqiptare do të njohë borxhin. Filluat pazarin politik. Berisha duhet të hetohet. Ju keni bërë marrëveshje okuliste në zyrën e Berishës dhe keni krijuar 8 mln euro borxh e tani na e faturoni ne. Këto duhet të hetoheni prandaj s’gjenit zgjidhje ju. Në këto dy vjet është bërë më tepër nga ç’mund ta mendonit ju. Më e madhe që e bëtë ju që po pastroni mbani pak erë”, shtoi Gjiknuri.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend ministri akuzoi opozitën se po tenton që të krijojë një rast të ngjashëm me Rrugën e Kombit, por në ndryshim me akuzat ndaj tij, theksoi Gjiknuri – shkeljet për Durrës-Kukës janë me fakte, dhe jo me shifra qesharake siç KLSH e akuzon.
“Në raportin e KLSH-së fshihen disa fakte. KLSH nuk mund të diskutojë çdo lloj legjislacioni, përfundimisht ju doni të krijoni raste të ngjashme me Durrës-Kukës. Në atë rast ka pasur shkelje me fakte. Me shifrat jeni qesharakë nuk dini ç’thoni. KLSH juaj mund ta nxjerrë një gjë të tillë kur flitet për 28 miliardë po 500 milionë euro të arkëtueshme kujt i takojnë? Aq absurd është raporti i KLSH. Mbledhja e borxheve po ndodh, 200 mln euro janë mbledhur. Kallëzimi ka ardhur në kohën kur donit ju, e keni koordinuar sipas paralajmërimit të Berishës. Doni t’i bëni pis të gjithë me 400 mln”, përfundoi Gjiknuri.
Paloka-Gjiknurit: Shiko kush ta ka nxjerrë raportin nga brenda jush 
Kreu i grupit parlamentar të PD ka replikuar ndaj fjalës së ministrit Gjiknuri duke i theksuar se raportin e KLSH nuk e nxori Berisha por nga brenda partisë së tij.
“Politika që është ngatërruar zoti ministër ka qenë avokati juaj që e nxori këtë çështje në fakt e nxori kryeministri ju plasi në dorë nuk ju doli ashtu sic duhet. Nuk e ka nxjerr Berisha raportin nuk e kemi nxjerr ne Gjiknur, ka kohë që është, ka kohë që vjedhja është bërë”, – -tha Paloka
Paloka për Gjiknurin: Ministri kokë turku
“Dje KLSH bëri dhe denoncimin e tij, mbas kaq kohësh që ne po merremi. Të akuzohen për 500 milionë euro nga KLSH dhe të thuash është faji i opozitës. Jam i bindur që ai atje është viktima ai ka firmosur si gjithë të tjerët me urdhër ai ka ngritur dorën, kur e ngre dhe ul ai ngrihen dhe ulen këta e dimë. Nuk është ai përgjegjësi kryesor dhe po ta bëjnë atë kokë turku. Sado të përpiqen me procedura pa procedura përgjegjësi është Rama”. 
Ora 11:30 Paloka: Nuk do e mbuloni skandalin e CEZ sado i gjatë të jetë Rama
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se mazhoranca nuk është e interesuar për hetimin e çështjes së CEZ-it. Për këtë deklaratë ai ju referua faktit që projektligji i të djathtëve për hetimin ndërkombëtar të skandalit të CEZ ende nuk është futur në programin e Kuvendit. Në seancën e shkuar demokratëve ju refuzua kërkesa që ky projektligj të kalonte me procedurë të përshpejtuar. 
“Çdo shqiptar po e sheh se sa duan ta hapin dhe ta hetojnë çështjen e CEZ-it kjo qeveri. Ne kemi kërkuar seancën e kaluar futjen me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji në kalendar, nuk u pranua dhe na u tha që do kalojë me procedura të rregullta. U detyruam ta pranojmë, dhe projekt ligji me procedurë të rregullt do të thotë që nga moment i paraqitjes ka hyrë në program. Sipas rregullores, pa na bërë asnjë favor, duhet që ky projektligj të hynte në kalendar. Na thanë që nuk ka hyrë akoma në program. Për këtë çështje zoti Rama paska besim për këtë çështje. Nuk ka nevojë të jesh shumë inteligjent për të kuptuar se çfarë po ndodh këtu. Do mbyllet edhe kjo çështje si shumë të tjera, por kjo çështje është kaq e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe dhe këta nuk do ta mbulojnë dot më sado i gjatë të jetë Rama. Nuk është më në dorë të tyre, ta harrojnë. Vetëm do i shtojnë zullumin vetes me këto që po bëjnë”, tha Paloka.
Debatet Leskaj-Paloka për rregulloren
Leskaj: Ne nuk kemi miratuar programin sot, ne kemi miratuar kalendarin. Në programin e parë që do miratohet, siç u tha dhe në Konferencën e Kryetarëve do të hyjë. Ne sot nuk miratojmë programin e punës, rregullorja është e qartë. Ju po abuzoni jo ne, publiku duhet të jetë i qartë, kjo çështje duhet të hyjë më parë në program që të kalojë në kalendar. 
Paloka: Se prapë po abuzohet, kujtoni se vërtetë shqiptarët i hanë këto që ju nuk po e fusni projektligjin se nuk ju lë rregullorja. Rregullorja thotë se çdo projektligj në momentin që paraqitet në Kuvend futet në program dhe pas dy javësh i futet e drejta të jetë në kalendar. Sot kemi diskutuar kalendarin, projektligji ka dy javë që është futur në program. 
Edhe kryeministri që u kthye nga Çekia besoj e ka të qartë…E bukur vila buzë lumit të pëlqeu?
Ora 11:15 Ruci: PD-ja flet për “virgjërinë” e korrupsionit por harroi që në 8 vite ishte zhytur në korrupsion
Opozita ka vijuar kërkesën në Kuvend për hetim ndërkombëtar për cështjen e CEZ. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci replikoi me deputeten Jozefina Topalli të cilës i është kundërpërgjigjur se kërkesa e opozitës është në kundërshtim me rregullat institucionale të Kuvendit. Ruci vijoi me batuta duke thënë se Partia Demokratike betohet për “virgjërinë” e korrupsionit të CEZ por harroi që në 8 vite qeverisje është zhytur në korrupsion.
“Kjo çështje ka marrë përgjigje institucionale brenda rregullores dhe opozita vazhdon të kërkojnë në kundërshtim me rregulloren. Kjo çështje është në fund të ditës së rendit. Juve nuk dini se çfarë kërkoni jeni tërësisht të çorganizuar. Topalli praktikat parlamentare bashkë i kemi diskutuar për 8 vite dhe ti ke shkelur këto rregullat e kuvendit, ne do bëjmë gabime të tjera por jo gabimet tuaja. Ju po bëni be për virgjërinë e korrupsionit, e di gjithë publiku shqiptar se jeni të zhytur në korrupsion. Cfarë hetim doni ju? Doni hetimin për pikën e fundit kur CEZ-i u zgjidh me marrëveshje nga qeveria jonë ,ju nuk doni hetim për të gjithë kohën, që në ditën e parë dhe deri në ditën e fundit të CEZ. Hetimi ka filluar për këtë çështe. KLD ka kallëzuar në prokurori objektin e kërkimit tuaj pikërisht qeverinë Edi Rama. Ju kërkoni hetim dhe kush e pengon prokuroni për hetimin e ngjarjes. CEZ-i në rrugë të zakonshme jo përshpejtim. Ju betoheni për virgjërinë e korrupsionit CEZ çështja mori përgjigjen institucionale”, tha Ruçi.
Ruci tha se është dakord me kërkesën e opozitës, po se hetimi duhet të nise që në ditën e parë të firmosje kur ishte në pushtet PD-ja. Deputeti socialist përsëriti qëndrimin e Ramës, duke u shprehur se më troc nuk ka ku të shkojë: Prokuroria mund të kërkojë asistencë dhe ekspertizë të huaj, është institucion i pavarur. Kryeministri që keni merak ju një seancë më parë ju kërkoi që jemi të gatshëm tu kërkojmë partnerëve tanë të asistojnë për një çështje të ndjeshme. Më troç, më pastër, më hapur se kaq nuk ka ku të shkojë
Debatet
Ruci: PD po përgjërohet për virgjëri ndaj korrupsionit
Ruci: Nuk dini se çfarë kërkoni. Zotërinj, dot diskutuam projekt kalendarin dhe jo projekt programin. Në datën 5 do futet në program dhe mandej ne kalendar.
Topalli: Ka të tjera procedura parlamentare
Ruci: Praktikat parlamentare janë shkelur nga ju kur ti ishe aty lart. Ne nuk do të bëjmë gabimet tuaja.
Po përgjëroheni për virgjëri ndaj korrupsionit. Se sa të virgjër jeni ndaj korrupsionit. Nëse jeni për hetim të plotë, ndryshoni objektin e hetimit. Prokuroria të hetojë, se nuk e pengon njeri.
Spaho: Të japë dorëheqjen Ministri, sepse është nën hetim. Më gjeni një rast në Evropë që ministri hetohet në detyrë.
Brace: E kemi në Shqipëri rastin. Është Lulzim.Basha…
Ruci: z. Spaho më vjen keq që dilni nga formati juaj prej politikani. Po se cke ti…diku të fle lepuri..
Spaho: Eja ti hapim rrugë hetimit…
Ruci: KLSH ka bërë një kallëzim për Ministrin. Prokuroria është e pavarur të hetojë.
Topalli: Kush është kryeministri që thotë nuk është një çështje CEZ.
“Kush është kryeministri që thotë që nuk ka asnjë çështje CEZ. Nuk flitet për 100 mijë euro 200 300 por flitet për 500 milionë euro e miratuar këtu dëm. Si ka hyrë në programin e kuvendit? Jo jo por në fshehtësinë më të madhe vetëm 10 minuta edhe ligji më i rëndësishme nuk ka hyrë për 10 minuta”
Ora 10:45 Paloka: Konferenca e Kryetarëve bllokoi dhe sot hetimin ndërkombëtar të CEZ
​Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka akuzoi mazhorancën për zvarritje të hetimit ndërkombëtar në CEZ, duke mos futur në kalendarin e punimeve projektligjin e sjellë nga PD për këtë cështje.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka akuzoi mazhorancën për zvarritje të hetimit ndërkombëtar në CEZ, duke mos futur në kalendarin e punimeve projektligjin e sjellë nga PD për këtë cështje. 
“Edhe Konferenca e Kryetarëve nuk ka futur sot as një kalendar e as në program propozimin e opozitës për lejimin e hetimit ndërkombëtr. Kjo mazhorancë nuk e do hetimin ndërkombëtar të CEZ. As vizita e fundit e Ramës në Pragë nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Ështe shkelur rregulloren e Kuvendit. Sot përpiqeni të bëni lojëra për tju shmangur hetimit të këtij skandali të gjithë pranuar”,-tha Paloka. 
Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj tha se procedura është korrekt me Rregulloren e Kuvendit. 
Sigal