Vijnë në Tiranë ekspertët e ONM

626
Që nga kjo javë, vëzhguesit e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e procesit të vetingut do të vijnë në Shqipëri për detyrën e tyre afatgjatë. Vendosja në Tiranë e gjithë ekipit prej tetë vëzhguesish (shtatë nga gjyqësorët e shteteve anëtare të BE-së dhe një nga gjyqësori i SHBA-ve) do të përfundojë gjatë javëve të ardhshme, bashkë me mbërritjen e stafit ndihmës për kryerjen e detyrave siç parashikohen në legjislacionin kombëtar.
Vëzhguesit afatgjatë:

John S. Leonardo (SHBA)

Theo Jacobs (Belgjikë)

Ferdinando Buatier de Mongeot (Itali)

Elka Ermenkova (Bullgari)

Branko Hrvatin (Kroaci)

Hans Kijlstra (Holandë)

Mia Roessingh-Bakels (Holandë)

Marie Tuma (Suedi)
Sigal