VIDEO+FOTO/ Studentët e Bujqësorit presin me protesta Ministrin e ri të Bujqësisë, Bledi Çuçin

570
Sigal

Vala e protestave studentore ka qenë e përhapur ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë ashtu si edhe ditët e tjera.

Ditën e sotme ishte planifikuar një vizitë e Ministrit të ri të Bujqësisë, Bledi Çuçit në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ai është pritur me protesta nga studentët të cilët kanë shprehur mesazhet e tyre në formë proteste.

“Duam 8 kërkesat, jo 8 ministra” – ishte mesazhi i qartë dhe i prerë i studentëve.