VIDEO+FOTO/ Llalla-Marku, 25 minuta takim në prokurori, i dorëzon zyrtarisht detyrën

498
E zgjedhur dje me 69 vota, më pak se gjysma e deputeteve në Kuvend, kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku e ka marrë sot detyrën nga paraardhësi i saj, Adriatik Llalla.
Ka qenë një ceremoni e thjeshtë e bërë në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku Llalla i ka dorëzuar detyrën Markut.
Mësohet gjithashtu se, Llalla e Marku kanë zhvilluar një takim prej 25 minutash në ambientet e institucionit qendror të akuzës.
I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonaj. Pas dorëzimit të detyrës, Adriatik Llalla është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Sigal