VIDEO/ Zëri i Amerikës: Studentët ngujohen brenda Fakultetit të Drejtësisë

558
Sigal

Një grup prej afro 40 studentësh janë ngujuar sonte pa afat në mjediset e brendshme të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vazhdim të protestës së tyre me 8 kërkesa ekonomike dhe akademike. Ata nuk pranojnë të filmohen brenda nga mediat, por njëri prej tyre, Marlin Muça, u lejua të flasë për “Zërin e Amerikës” lidhur me këtë përshkallëzim të protestës. “Nuk do të dalim nga mjediset e fakultetit, derisa kërkesat tona të plotësohen. Të 11vendimet e qeverisë nuk plotësuan asnjë kërkesë të studentëve, të cilët po protestojnë prej një muaji në rrugë dhe po bojkoton auditoret” – tha ai. Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë, ku përmblidhen mendimet e studentëve të ngujuar.