VIDEO/ Vijon bojkoti, studentët tymuese te Ministria e Arsimit dhe para kryeministrisë

566
Sigal

Një grup studentësh janë vendosur para kryeministrisë duke protestuar. Ata këndojnë “ejani mblidhuni këtu, këtu” dhe kanë ndezur tymuese.

Protesta e studentëve sot paradite (9 janar 2019) ishte përqëndruar kryesisht brenda Fakulteteve. Bojkoti i mësimit vijoi duke nxjerrë në korridore bankat dhe karriget.

Rreth orës 11:00 një grup studentësh u mblodhën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ku ndezën edhe tymuese.

Ata përsëritën thirrjen për rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.

Më pas studentët vazhduan marshimin drejt Kryeministrisë, Kuvendit, Presidencës dhe Ambasadave të SHBA dhe BE-së.