VIDEO/ U kërcënuan nga drejtuesit e shkollës, studentët e Shkodrës rrethojnë gjimnazin `28 Nëntori`

481
Sigal

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur edhe qytetin e Shkodrës të përfshirë nga protesta e studentëve të Universitetit Luigj Gurakuqi.

Ashtu siç ishte paralajmëruar me ata do të bashkoheshin edhe gjimnazistët të cilët e kanë mbajtur fjalën dhe janë grumbulluar përpara shkollave. Por një “incident” duket se ka ndodhur me nxënësit e gjimnazit  “28 Nëntori” të cilët janë kërcënuar nga disa mësues dhe veçanërisht drejtuesit e shkollës se nëse do të bashkoheshin me protestën e studentëve, do të përjashtoheshin nga shkolla.

Pasi studentët kanë mësuar këtë lajm janë nisur në bllok drejt këtij gjimnazi, duke e rrethuar dhe hedhur parulla; Turp, turp, lërini nxënësit të protestojnë se nesër edhe ata do të jenë studentë.