VIDEO/ ‘’Turp, Turp, turp, servila!”, fishkëllima dhe revoltë për studentët që hyjnë në takim me Edi Ramën

783
Sigal

Janë pritur më fishkëllima dhe revoltë një pjesë e studentëve që do të hyjnë në takim me kryeministrin Edi Rama në Universitetin Ismail Qemali në qytetin e Vlorës.

‘’Turp, Turp, turp, servila!”, janë disa nga thirrjet e studentëve që kanë protestuar prej disa ditësh.

Studentët jashtë kamerave thonë se ata kanë marrë kërcënime për veten dhe për familjen që të mos jenë pjesë e protestës, pasi në të kundërt mund të ketë pushime nga puna.