Video/ Thaçi drejt Hagës, dëshmitari i parë për vrasjet e tij

310

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Gani Geci, një prej akuztorëve më të mëdhenj të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kërkon ballafaqimin me këtë të fundit në Gjykatën e Hagës.

Geci e akuzon Thaçin si porositës të disa vrasjeve politike në vend, ndërsa shton se, edhe vetë ai është tentuar disa herë të eleminohet.

“Tash Hashim Thaçi po na organizon ceremoni varrimi. Duke u mundu ti ikë Gjykatës Speciale, po mundohet që secilin nga viktimat ta bëjë hero. Në të vërtetë ne kemi qenë heronj. Ai s’ka pas fare nevojë me na bë, se ne kemi luftu për Kosovën. Ne ja kemi lëshu Hashim Thaçit krej Kosovën në dorë. Sepse e kemi dash më shumë se ata, ne e kemi pas të birin, atë e ka pas kopilin. Hashim Thaçi me mu do të takohet në Gjykatën Speciale. Unë do të ballafaqohem drejtpërdrejtë me të në lidhje me komunikatën 59 sepse aty e ka shkru sigurtë për mu dhe shumë anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, vrasje politike që e gjithë bashkësia kombëtare i ka cilësu si vrasje politike, janë hetu si vrasje politike.

Nuk mundet më me i qit hi syve këtij populli. Me vra e me ardh me të kajt, ndërsa kur u vra Ahmet Krasniqi cili prej tyre ka qenë aty? Asnjëni. Cili prej tyre, edhe ministra, kanë marrë pjesë në varrim? Asnjë. Sot është një ceremoni varrimi. Një ceremoni politike. Fatkeqësisht e ministrit të parë të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, i cili e deshi Kosovën më shumë se vetvehten. Ishte nip i Aziz Gjelidodës, nip i familjes më patriotike. Aziz Gjelidoda dhe gjyshi im kanë qenë luftëtarët e parë, gjyshin tim e ndoqi Serbia dhe e vrau.

Unë kërkoj prej Hashim Thaçit të dorëzohet para Tribunalit të Hagës, të lerë shkëmbimet e territoreve. Përralla të  vizatuara me Tadiçin, çka është boll është boll dhe më vonë kur të jetë sdu me e kall këtë vend. Ne duhet ta mbrojmë këtë vend, ne duhet ta mbrojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sepse ata, me argatët e tyre, me dhjetëra herë tentuan të më vrasin mu. Unë jam gjallë falë Zotit. Edhe Bekim Kastratin e ka vra me urdhër të vetin. E dinë ata kush. E dinë edhe kush i ka dhënë paret. Se paret i ka dhënë Gani Thaçi, vëllai i Hashim Thaçit. E kam një sms. Dhe i kanë nda përgjysmë me do kriminelë, që nuk janë gjallë më, disa edhe janë. I kanë nda përgjysmë me vra shokët e mi. Nuk jam tu u tut pse kam me vdek. Por kam frikë se kam me vdek para se me u ballafaqu me Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale”, është shprehur Geci.