VIDEO/ Studentët votojnë unanimisht për bojkot dhe ngujim

538
Sigal

Studentët e Fakultetit Ekonomik, pas mbledhjes së përbashkët kanë dalë në deklaratë për mediat ku kanë lajmëruar se do të vijojnë protestën e tyre, pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.

Studentët bënë të ditur për mediat se do të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në fakultet edhe gjatë natës. Ndërkohë që u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ti bashkohen protestës së tyre.

‘Protesta jonë do të vazhdojmë me ngujim. Kjo u arrit pasi bëmë një sondazh për të gjithë studentët janë vendosur që të vazhdojnë protestën e tyre. Ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen në kauzën tonë. Do të protestojmë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave tona’, u shprehën studentët.