VIDEO/ Studentët vendosin të krijojnë shtab, por i vendosin një kusht të fortë

528
Sigal

Studentët protestues përpara Kryeministrisë kanë vendosur të formojnë një shtab, që do të koordinojë protestën e tyre në gjithë vendin, por që nuk do të ketë tagër të takohet e të dialogojë me Kryeministrin.

Një nga protestuesit iu drejtua me megafon studentëve duke theksuar se anëtarët e shtabit “nuk do të kenë kurrsesi të drejtën të dialogojnë në emrin tonë me Kryeministrin, por do të kenë vetëm fuqinë e koordinimit midis fakulteteve të Tiranës dhe pastaj do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë.”

Protestuesi sqaroi arsyen e këtij vendimi: “Do të bëjmë që në kohë reale të kemi informacion, të mos ngelemi peng i rrjeteve, i dezinformimeve që na bëjnë. Nuk duam as të jemi nga dikush. Prandaj, shtabi i urgjentëve do të ishte më e mira ditën e sotme, rreth orës 4, pastaj të vini këtu dhe të sillni emrat e personave që mendoni se janë të duhur. Tashmë i kemi evidentuar, janë dy javë. Nuk mund të thotë asnjeri që unë nuk e di se ky nuk është, sepse persona që kanë sakrifikuar me kish e me shpirt, që ju kanë kontaktuar, ju e keni krijuar besimin. Ne duhet të kemi besim tek njeri tjetri. Unë kam humbur punën duke qëndruar këtu, uroj të mos humbas dhe shkollën.”