VIDEO/ Studentët e ngujuar brenda Ekonomikut, policët kyçin derën

493
Sigal

Një grup studentësh të Ekonomikut vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar brenda fakultetit të tyre në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre, duke mos lejuar zhvillimin e mësimit.

Shikohen pamjet ku shihen studentët që qëndrojnë të ulur të mbuluar me batanije brenda sallave, ndërsa policët privatë mbyllin derën e jashtme me kyç, për të mos lejuar persona të tjerë për të hyrë brenda ambienteve të Fakultetit Ekonomik që mund t’iu çojnë shtresa dhe ushqime.

Studentët e kanë gdhirë tërë natën dhe kanë deklaruar se e kanë pasur të vështirë qëndrimin për shkak të temperaturave të ulëta. Gjatë natës kanë qëndruar 50 studentë brenda fakultetit.