Video-skandali “Braho”/ Reagon Manjani: Nxis një hetim të thellë dhe të plotë për çështjen

435
Sigal

 

Gazeta Telegraf/

 

Pas publikimit të një video-skandali nga
emisioni “Stop”, ku një oficer i policisë gjyqësore i merr ryshfet 18 mijë euro
një qytetari
 ka reaguar Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

 

Këto para ishin për prokurorin Ardian Braho,
i cili në këmbim të tyre do t’i zhbllokonte qytetarit 120 mijë euro, që i ishin
bllokuar.

Duke u shprehur se kjo ngjarje është e
dënueshme, kreu i Drejtësisë nxit Prokurorinë për një hetim të thellë dhe të
plotë për çështjen.

“Kjo është një ngjarje e dënueshme. Nxis një
hetim të thellë dhe të plotë për çështjen. Është i nevojshëm një veprim
energjik i ligjit”, u shpreh ministri Manjani.