Video skandal/ Fredi Alizoti: Më detyruan të pranoj që fola si vëllai i ministrit. Balla më ofroi 200 mijë euro në kafe

586
Sigal

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, të martën, ka publikuar një video-përgjim që hedh poshtë versionin e prokurorisë, në lidhje me komunikimin me telefon të dëshmitarit X me Alfred Alizotin.

Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës. Alizoti thotë se Taulant Balla i ka ofruar 200 mijë euro dhe me të ka pirë një kafe tek prokuroria.

“Je me ne apo me ata” – i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit.
Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë. Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.