VIDEO/ Shpërthen Berisha, thirrje Ruçit: Nxirre jashtë rrugaçin e trapin që fyeu shqiptarët

593
Tensionet në Kuvend vazhdojnë. Opozita ka bllokuar foltoren dhe nuk lejon vazhdimin e seancës normale. Të bërtitura, të shara, përplasje dhe zhurma dëgjohen në seancë. Por ndërsa kamerat u nxorën gjatë minutave të pushimit. Berisha ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai iu bëri thirrje deputetëve të hapin “Facebook”-un dhe të filmojnë, ashtu siç ka vepruar vetë. Ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka kërkuar të mos flasë, Berisha tha se Rama është njeriu që i ka bërë fyerjen më të madhe publike shqiptarëve. Ai tha se Rama është njeriu që thotë vetëm ‘trap’.
Berisha: Hapni “Facebook”-et të tërë të komunikojmë me popullin se i ka nxjerrë mediat jashtë. Gramoz nxirre jashtë që të vendoset ekuilibri këtu.
Ruçi: Lëri fjalët zoti Berisha.
Berisha: Nxirre jashtë njeriun që i ka bërë fyerjen publike më të madhe shqiptarëve që nga dita e themelimit të parlamentit deri sot. Nxirre jashtë njeriun që thotë vetëm trap, trap, trap. Nxirre jashtë njerun që urren Kukësin, siç urenin Nelën. Jashtë Ramën, kjo është fjala ime. Dil jashtë nga parlamenti o rrugaç. Trap.
Sigal